Misioni i shkollës

MISIONI  SHKOLLËS SONË  ËSHTË TË OFROJMË ARSIM DHE AFTËSIM TË GJENERATAVE TË REJA ,  TU OFROJMË KULTURË PUNE ,  KALITJE MENDORE DUKE RESPEKTUAR NEVOJAT INDIVIDUALE TË NXËNËSVE ,  DUKE MARRË PARASYSHË KËRKESAT E TREGUT  TË  PUNËS QË GJENERATAT QË VIJNË TË JENË EKSPERTË TË DENJË E TË PAVARUR NË FUSHAT E CAKTUARA PËR VETËVETEN ,  KOMUNITETIN DHE SHOQËRINË.

Vizioni i shkollës

SHKOLLA DO TË JETË VEND I DIJES,ME MUNDËSI TË BARABARTA, RESPEKTIMIN E DIVERSITETIT KULTUROR, FETAR E RACOR QË KULTIVON SHPREHI TË PUNËS GJATË GJITHË JETËS DHE VLERA TË QYTETARISË DEMOKRATIKE.

HISTORIKU I SHKOLLËS

Në Istog ekzistonte shkolla e mesme (gjimnazi) “Haxhi Zeka”. Në këtë Qendër Edukativo-Arsimore përveç drejtimeve: shkenca natyrore dhe shkenca shoqerore , ekzistonin edhe drejtime teknike. Për këtë arsye u mendua dhe u diskutua për ndarjen e drejtimeve teknike (si nevojë dhe domosdoshmeri e kohës) dhe formimin e një shkolle të re në komunen tonë. Iniciativa për këtë ndarje ishte qysh nga viti 1989/90. edhe atëher ishte dhënë pëlqimi për themelimin e shkollës së mesme teknike , por rrethanat e krijuara në shkollat shqipe asokohe ndikuan që kjo ndarje të realizohet në vitin shkollor 1995/96. Pas aprovimit të kërkesës nga organet përkatëse edukativo-arsimore u mor vendimi për ndarjen e shkollave me datë: 02.11.1995 me nr. prot.197/95,. Pas shumë konsultimeve shkolla u emërua me emrin e patriotit dhe dijetarit të shquar Mithat Frashëri. Emërimi u bë pikërisht me datën:11.11.1995, ndërsa shkolla nis funksionimin e saj me 12.11.1995 . Kjo shkollë me krenari dhe respekt edhe sot e mban këtë emër. Drejtor i parë i Sh.m.t.”Mithat Frashëri” ishte zgjedhur z.Bedri Hasanaj inxh. i dip.i makinerisë. Vlenë të theksohet kuadri mësimor i asaj kohe ishte relativisht me moshë të re të cilët ishin të gatshem të japnin kontributin maksimal në procesin edukativo-arsimor dhe përballimin e sfidave të asaj kohe të cilat nuk ishin të pakta. Periudhën më të vështirë që e përjetoi kjo shkollë sikur edhe çdo shkollë shqipe ishte prej vitit 1991 deri 1999. Në këtë periudhë punuam jashtë objektit tonë shkollor pa kushte elementare të shkollimit profesional. Procesi edukativo-arsimor u organizua në shtëpi-shkollë e shpërndarë në këto punkte-lokalitete: Istog-Cerrcë,Vrellë-Studenicë, Gurrakoc-Tomc, Saradran dhe Rakosh. Prej vitit shkollor 2004 / 05 përveç mësimit të rregullt zhvillohet edhe mësimi joformal ( shkollimi për të rritur ). Në kuadër të shkollës sonë është edhe paralelja e ndarë në Dubravë “Rudinë” Vlenë të theksohet se nga viti shkollor 1995/96 e deri me tani në këtë shkollë mijëra nxënës kanë përfunduar shkollën e mesme teknike dhe janë kualifikuar në këto drejtime: Makineri me këto profile (Automekanik, Teknik i makinerisë, Metalpunues, Vegëltar, Saldues, Tornitor, Mekanik i makinave, Teknik prodhimtarisë,Operator prodhimi, Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, Autolektricist,Transpoert rrugor, etj) Elektroteknikë me këto profile: (Informatikë, Energjitikë,Telekomunikacion,Instalues elektrik, PTT etj) Ndërtimtari me profilet: (Teknik i ndërtimtarisë, murator-fasader, ndërtimtar dhe arkitekturë) Hoteleri e turizëm me këtë profil: (Asistent hotelierie) Ekonomi me këto profile: (Banka dhe sigurime, Tregti me shumicë dhe pakicë) Mjekësi me këtë profil: (Infiermeri e përgjithshme), ku prej tyre një numër i caktuar kanë vazhduar dhe përfunduar shkollimin universitar.Aktualisht ushtrojnë profesione të ndryshme në biznese të vogla si: automekanik, instalues elektrik, instalues i ngrohjes, saldator, metalpunues ,ixhinierë, ekonomistë, infermier dhe ndërtimtar. Vlen të theksohet se një pjesë e këtyre nxënësve sot janë mësimdhënës në këtë shkollë. Duke pasur parasysh reformat në arsim edhe kjo shkollë pësoj ndryshime konform reformave duke kaluar nga sistemi katërvjeçar në atë trevjeçar dhe më në fund si shkollë pilot për zbatimin e KKK-ës dhe KB.

Që nga viti 2004/2005 Shkolla jonë organizon mësimin dhe aftësimin e të rriturve të mbështetur në Ligjin 02/L-24. Kështu që edhe sot e kësaj dite Shkolla vazhdon të organizoj këtë lloj mësimi. Në Çdo vit shkollor Dka shpall konkursin e mësimit dhe aftësimit për të rritur. Kandidatët participojnë sipas udhëzimeve administrative dhe shpërndarja e mjeteve bëhet sipas rregullores për mësimin për të rritur.  

DREJTIMET DHE PROFILET QE OFRON SHKOLLA JONË PËR VITIN  2023/2024

Makineri –Operator prodhimi

Shkollimi për “Operator i prodhimit”, nivelet I dhe II, i referohet punimeve ne pergaditjen tekniko-teknologjike të prodhimit te detaleve te makinave dhe veglave, në sektorin e perpunimit te metaleve, që janë aktuale dhe shihen me përparësi edhe për të ardhmen në tregun e Kosovës. Nisur nga kjo, Operatori i prodhimit i niveleve I dhe II mund të punësohet në ndërmarrje (firma, kompani) që kryejnë përpunime apo prodhime makinerike, ose mund të vetëpunësohet duke krijuar një puntori që kryen punime në këtë sektor, sipas kërkesave të klientëve. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një bisnes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.

Në shkollë ka pajisje te vjetruara për kryerjen e praktikës profesionale,nxënësit e kryejnë praktikën profesionale në shkollë me keto pajisje qe i posedojmë , ndersa nuk kemi marrveshje me biznese për këtë profil.Stafi ëstë i kualifikuar për kryerjen e praktikës profesionale.

Makineri –Dirigjim kompjuterik:

Makinat me dirigjim kompjuterik përveqë përdorimit për përpunimin e metaleve, gjejnë përdorim edhe në industrinë e mobileve si dhe në industrin e prodhimit të dyerve dhe dritareve nga druri dhe plastika. Andaj kërkesat e tregut të punës për kuadro të këtij profilit janë të mëdha.

Në shkollë nuk kemi pajisje për për zhvillimin e praktikës profesionale dhe nuk kemi as marrvesje me biznese për profilin e caktuar.

Makineri –Automekanik

Shkollimi për “Automekanik”, shkalla I dhe II, u referohet shërbimeve të mirëmbajtjes dhe të riparimit, të cilat kryhen në automjete të lehta (deri në 3,5 ton), që janë në përdorim dhe do të përdoren edhe në të ardhmen në tregun e Kosovës.

Në shkollë ekziston punëtoria e automekanikëve ku e kryejnë PP nxënësit e klasëve të 10ta eventualisht të 11ta.Pajisje ka por jo të mjaftueshme, mirëpo kemi marrveshje me biznese ku e kryejnë PP nxënësit e klasëve të 11ta dhe 12ta. Deri me tani jemi të knaqur me marrveshjet qe kemi me bisznesent për programin automekanik.

Makineri –IUNK

Shkollimi për “Instalues i ujit, ngrohjes dhe klimatizimit”, shkalla I dhe II, i referohet punimeve të ngrohjes,ujit  dhe klimatizimit në  sektorin e ndërtimeve që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e Kosovës. Nisur nga kjo, Instaluesi i ngrohjes dhe klimatizimit i shkallës I dhe II mund të punësohet në ndërmarrje (firma, kompani) që kryejnë ndërtime apo instalime uji,kanalizim, ngrohje e  klimatizim, ose mund të vetëpunësohet si instalues ambulant, në këtë sektor, sipas kërkesave të klientëve. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një bisnes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.

Në shkollë ekziston punëtoria e IUNK ku e kryejnë PP nxënësit e klasëve të 10ta , të 11ta dhe 12ta.Pajisje ka por jo të mjaftueshme, kemi marrveshje vetem me një biznes gjë qe nuk është e mjaftueshme.

Elektroteknikë-Informatikë

Shkollimi për “Informatikë”, niveli I dhe II u referohet punëve në ndërmarrjet që merren me ofrimin e shërbimeve në sektorin e teknologjisë së informacionit që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e Kosovës. Nisur nga kjo, informaticieni i nivelit I dhe II mund të punësohet në ndërmarrje (firma, kompani) që merren me ofrimin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit e po ashtu edhe në dyqane që shesin kompjuterë dhe pajisjet periferike të tyre, ose mund të vetëpunësohet si ofrues shërbimesh nga lëmi i teknologjisë së informacionit sipas kërkesave të klientëve. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një biznes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.

Në shkollën tonë ekziston kabineti për kryerjen e praktikës profesionale, nuk kemi marrveshje me biznese për kryerjen e praktikës profesionale.

Elekroteknikë-Energjetikë

Shkollimi për “Energjetikë”, niveli I dhe II, i referohet punimeve elektrike në sektorin e ndërtimeve që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e Kosovës.

Nisur nga kjo, tekniku i energjetikës i nivelit I dhe II mund të punësohet në ndërmarrje (firma, kompani) që kryejnë ndërtime apo instalime elektrike. Ata mund të punësohen në  ndërmarrje ku bëhen instalimet elektrike dhe ndriçim elektrik, në kompanitë që merren me gjenerimin dhe bartjen e energjisë elektrike, në industrinë prodhuese, në kompanitë që merren me hulumtime dhe zhvillim, në shërbime publike e tjera.

Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ata mund të krijojnë biznesin e tyre në këtë sektor dhe të punësojnë të tjerë.

Në shkollë nuk kemi kabinete të veqanta për profilin e energjetikës por e shfrytëzojnë kabinetin e instaluesve elektrik klaset e 10ta dhe 11ta , ndersa nxënësit e klasave të  12ta me kriter përzgjidhen nga akademia e KEDS për kryerjen e PP dhe në bazë të suksesit të treguar punësohen.

Elektroteknikë -Instalues elektrik

Shkollimi për “Instalues elektrik”, niveli I dhe niveli II, u referohet punimeve elektrike në sektorin e ndërtimeve që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e Kosovës. Nisur nga kjo, Instaluesi elektrik i nivelit I dhe II mund të punësohet në ndërmarrje (firma, kompani) që kryejnë ndërtime apo instalime elektrike, ose mund të vetëpunësohet si instalues elektrik ambulant, në këtë sektor, sipas kërkesave të klientëve. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një bisnes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.

Në shkollën tonë ekziston kabineti për kryerjen e PP për klaset e 10ta, ndersa për klasat e  11ta  dhe 12ta kemi marrveshje me biznese ku  nxënësit e kryejnë PP.

Telekomunikacion

Shkollimi për “Telekomunikacion”, niveli I dhe II u referohet punëve në ndërmarrjet që merren me ofrimin e shërbimeve në sektorin e telekomunikacionit që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e Kosovës, si shtëpitë radio-televizive, produkcionet private të audio dhe videoprodukteve. Nisur nga kjo, tekniku i telekomunikacionit i nivelit I dhe II mund të punësohet në ndërmarrje (firma, kompani) që japin shërbime të telekomunikimeve, ose mund të vetëpunësohet si instalues dhe mirëmbajtës ambulant (shëtitës), në këtë sektor, sipas kërkesave të klientëve. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një biznes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.

Në shkollë nuk kemi kabinete të veqanta për profilin e telekomunikacionit por e shfrytëzojnë kabinetin e profilit të informatikës.Nuk kemi marrveshje me biznese për kryerjen e PP.

Ekonomi – Tregtar me pakicë dhe shumicë

Shkollimi për “Tregtar me pakicë dhe shumicë”, niveli I dhe II, i referohet kryerjes së veprimeve që lidhen me veprimtarinë ekonomike të organizatave të ndryshme publike ose private, që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e Kosovës. Nisur nga kjo nxënësi për Tregtar me pakicë dhe shumicë i nivelit I dhe II mund të punësohet në ndonjë ndërmarrje tregtare apo kompani tregtare si asistent i profilit përkatës. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një biznes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.

Në shkollë nuk kemi kabinet për këtë profil, por nxënësit  PP e kryejnë ne biznese

Ekonomi –Kontabilist

Shkollimi për “Kontabilist”, niveli I dhe II, i referohet kryerjes së veprimeve që lidhen me veprimtarinë ekonomike të organizatave të ndryshme publike ose private, që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e Kosovës. Nisur nga kjo nxënësi për Kontabilist i nivelit I dhe II mund të punësohet në ndonjë bankë, kompani sigurimesh, ndërmarrje apo në vende pune si asistent i profilit përkatës. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një biznes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.

Në shkollë nuk kemi kabinet për këtë profil, por nxënësit  PP e kryejnë ne biznese

Ndertimtari –Ndertimtar

Shkollimi për “Ndërtimtari”, niveli I dhe II, u referohet punëve në firma ndërtimore që merren me ofrimin e punimeve të ndërtimit, të tilla si punimet e muratimit, të betonimit, punimin e skeletit nga armatura, të suvatimit, ndërtimin e kulmeve dhe mbulimin e tyre etj., që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e Kosovës. Nisur nga kjo, nxënësi për Ndërtimtari i nivelit I dhe II mund të punësohet në ndërmarrje (firma, kompani) që realizojnë ndërtimin e objekteve të ndryshme publike e private. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një biznes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.

Në shkollë nuk kemi kabinet për kryerjen e PP dhe nuk kemi marrveshje me biznese.

Shendetësi-Bashkëpunëtor profesiona I infermierisë

 Arsimimi në profilin Bashkёpunёtor profesional i Infermierisё trajtohet në kuadrin e shkollimit të mesëm profesional. Pas përfundimit të shkollimit nxënësi fiton diplomën profesionale me titull Bashkёpunёtor profesional i Infermierisё, dhe ka mundësi të integrohet në tregun e punës apo shkollim të mëtutjeshëm në arsimim post sekondar. Nxënësit të cilët kalojnë me sukses testin e maturës, u lëshohet certifikatë dhe u mundësohet vazhdimi i studimeve në arsimin e lartë.

Në shkollë ka pajisje elementare për kryerjen e PP për klasët e  10ta , ndersa klaset e 11ta dhe 12ta  PP e kryejn në vendin e punës, kemi marvveshje me QKMF dhe biznese private .

Shemdetësi- Infermier i Përgjithshëm

Shkollimi në profilin “Infermier i Përgjithshëm”, i referohet punëve në sektorin e shëndetësisë që janë aktuale. Nisur nga kjo, Infermier i Përgjithshëm mund të punësohet në institucione shëndetësore publike dhe private që ofrojnë shërbime shëndetësore. Në shkollë ka pajisje elementare për kryerjen e PP për klasët e  10ta , ndersa klaset e 11ta dhe 12ta  PP e kryejn në vendin e punës, kemi marvveshje me QKMF dhe biznese private .